Ati i Shenjtë mund të lërë fronin, ja arsyet

Papa Francesku mund të japë dorëheqjen për arsye të problemeve shëndetësore.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja italiane “Libero”, e cila ka dhënë lajmin se Papa Francesku po përgatitet të jap dorëheqjen brenda dhjetorit të 2021.

Sipas informacioneve jozyrtare, papati po bën të gjitha përgatitjet përr “rotacionin” mes Papës së vjetër dhe atij të ri.

Kujtojmë se Papa shfaqi problem shëndetësore dhe kreu një operacionin kirurgjikal para pak javëve.

“Në 17 dhjetor të këtij viti Ati i Shenjtë mbush 85 vjec, në të njëjtën moshë kur Papa Ratzinger dha dorëheqjen”, shkruan Libero duke kujtuar se në të njëjtën moshë dha dorëhqjen dhe Papa i Nderi Ratzinger./albeu.com

 


Shtuar 24.08.2021 13:43