Papa Françesku ka puthur tatuazhin e një të mbijetuare nga kampi Aushvic, gjatë një takimi në Vatikan.
Lidia Maksymowicz, një polake e cila u dëbua në Aushvic nga Bjellorusia pa bërë tre vjeç, i tregoi Papës numrin e tatuazhuar në krah që i kishin vënë nazistët, dhe ai u përkul duke e puthur atë.
Maksymowicz, 81 vjeç, tha për Vatican News se ajo nuk shkëmbeu fjalë me papën.
“Ne e kuptuam njëri-tjetrin me një vështrim,” tha ajo./albeu.com