Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një makinë është përplasur me barrikadat pranë Kapitolit.
Fatkeqësisht ai ka humbur jetën pas përplasjes ka humbur jetën në një barrikadë pranë Kapitolit, ndërsa ka qëlluar në ajër.
Ndërsa policia iu afrua vendit të ngjarjes, burri qëlloi veten dhe askush tjetër nuk u lëndua, sipas autoriteteve.
“Në këtë kohë, nuk duket se burri ka shënjestruar ndonjë anëtar të Kongresit. Anëtarët e Kongresit janë në pushim dhe asnjë armë nuk duket të jetë përdorur nga oficerët”, tha Policia e Kapitolit.
Rasti i vdekjes së burrit është duke u hetuar nga Policia Metropolitane e Uashingtonit.
Nga ana tjetër identiteti i tij dhe rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë të ditura.