Panik në Francë, pas sherrit shqiptari ndjek me thikë luftarake dy persona

Në qendër të qytetit Metz, në Francë, një komisar policie ka parë nga afër një përleshje mes tre personave, duke përfshirë një të armatosur me thikë luftarake.

Ngjarja që ndodhi në rrugën “des Clercs” në Metz të martën e 19 korrikut, rreth orës 20:00, ka për protagonist një shtetas shqiptar.

Sipas mediave franceze ngjarja ka ndodhur në të njëjtën rrugë ku një i ri u godit për vdekje me thikë mbrëmjen e 14 korrikut dhe pak ditë pasi një person i armatosur me thikë kërcënoi kalimtarët pranë stacionit.

Duke iu referuar një burimi policor, mediat e qytetit raportojnë se shqiptari ka pasur në dorë një thikë luftarake 20 cm të gjatë dhe ka kërcënuar dy personat të cilët janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

 

 

Kur sapo kishte mbaruar pazarin jo shumë larg, shqiptari ka nxjerrë thikën dhe e ka ndjekur një prej personave me të cilët u përlesh nëpër rrugë përpara se të mbërrinte në vendngjarje patrulla e policisë dhe t’i arrestonte me ndihmën e të kërcënuarit të dytë, detajojnë forcat e rendit.

Oficerët e shpëtimit të policisë dhe skuadra kundër krimit morën më pas në paraburgim tre personat e përfshirë në përleshje dhe një hetim është duke u zhvilluar./albeu.com

Shtuar 20.07.2022 19:08