Panik në Austri, bie kabina e teleferikut, katër të plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Austri, ku si pasojë e rënies së një kabine teleferiku të paktën katër persona janë lënduar rëndë në vendskijimin Hochoetz në Tirol në perëndim të Austrisë.

Ngjarja ndodhi në vendskijimin Hochoetz në Tirol në perëndim të Austrisë, raportoi BBC.

Kabina e teleferikut ka rënë nga rreth 7 metra lartësi, pasi një pemë besohet të ketë prekur kabllon e saj rreth orës 10:20 të martën në mëngjes.

Operacioni i shpëtimit u përshkrua si jashtëzakonisht i vështirë sepse vendi, ishte i pjerrët dhe i vështirë për punëtorët e urgjencës që të arrijnë deri atje.

“Gondola u rrëzua në një zonë shumë të gurtë, megjithëse zinxhiri i shpëtimit funksionoi shumë mirë. Shpëtimtarët arritën shumë shpejt në vendngjarje, por terreni e bëri atë shumë të vështirë dhe helikopterët nuk mund të arrinin atje shumë lehtë”, ka thënë Michaela Burger nga kompania e kabllove.

Mësohet se të plagosurit ishin shtetas danezë.


Shtuar 10.01.2024 08:41