Panik në aeroport, stuhia e fortë nxjerr jashtë piste avionin (VIDEO)

Një avion model Boeing 737-800 është përplasur në pistën e aeroportit të Leeds në Angli, gjatë tentativës për t’u ulur teksa zona ishte përfshirë nga stuhia.

Sipas medieve britanike, avioni me pasagjerë avioni i “TUI” ishte nisur nga ishulli grek i Korfuzit me rreth 100 pasagjerë në bord.

Në momentin e uljes, avioni ka shkarë jashtë piste duke përfunduar në një fushë me bar ku pasagjerët kanë mbetur të bllokuar prej disa minutash.


Të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë aeroportit janë ndaluar përkohësish, ndërsa disa mbërritje janë devijuar në aeroporte të tjera, përfshi edhe në Mançester.

Dhjetra ambulanca, zjarrfikëse të shumta dhe përgjigja e shpejtë në Ëest Yorkshire dhe ekipi i reagimit në zonën e rrezikshme të Shërbimeve të Ambulancës së Yorkshire, kanë shkuar në vendngjarje.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, deklaroi “TUI” pak minuta më parë.

Një zëdhënës i Aeroportit Leeds Bradford, tha: “Mund të konfirmojmë se fluturimi TUI TOM3551 që mbërriti nga Korfuzi në “LBA” këtë pasdite, ka rrëshkitur nga pista gjatë uljes”.

“Ne po punojmë me kompaninë ajrore, ekipet përkatëse të operacioneve dhe autoritetet e urgjencës për të adresuar këtë situatë dhe për të larguar pasagjerët nga avioni në mënyrë të sigurt”, deklaroi ai.


Shtuar 20.10.2023 16:42