Panë filma koreano-jugorë, Koreja e Veriut ekzekuton adoleshentët

Dy adoleshentë në Korenë e Veriut janë pushkatuar pasi shihnin dhe shisnin filma koreano-jugorë.

Djemtë e moshës 16 dhe 17 vjeç u pushkatuan në një fushë aviacioni në Hyesan, në kufi me Kinën, së bashku me një tjetër adoleshent, i cili ishte dënuar me vdekje për shkak se kishte vrarë njerkën e tij.

Filmat dhe muzika e huaj, sidomos ajo që konsiderohet “perëndimore” nga regjimi, është e jashtëligjshme në Korenë e Veriut. Kim Jong-un e shikon Korenë e Jugut si një shtet-kukull të Amerikës.


Shtuar 5.12.2022 15:52