Taulant Mekollari i cili tentoi disa ditë më parë që të përplaste çiftin me makinë, është lënë në burg.
Ky është vendimi që është dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës. Pas një konflikti të çastit me çiftin, Mekollari tentoi që ti përplaste me makinë. Skena nga konflikti u filmua nga qytetarët të cilët ishin në rrugë në ato momente.
Ishte një efektiv i policisë i cili ishte i veshur civil, që ndërhyri duke bërë të mundur arrestimin e Mekollarit. Mirëpo, dhe pas thirrjes ‘Ndalo’, Mekollari nuk bindej.
Më pas u desh ndërhyrja e efektivëve të tjerë të policisë që bënë të mundur prangosjen e tij dhe parandalimin e një vrasje të mundshme.