PAMJET/ Erion Veliajt i çojnë sapunë te bashkia, protestuesit: Të lahet pak, se do t’i duhen edhe tek 313-a

Qytetarët dhe aleanca e Teatrit kanë protestuar sërish sot tek bashkia e Tiranës.

Gjatë fjalës së mbajtur në tubim, aktivistja Adriana Kalaja u shpreh se, sot kishin sjellë një dhuratë për Erion Veliajn. ‘Ky institucion është plot me pisllëk.

Prandaj kemi sjellë disa sapunë që ti marrë Erion Veliaj dhe të lahet me to. Le ti marrë se do ti duhen edhe për tek burgu 313 ku do të shkojë.
Nëse ndonjë polic është palë me të, le ti marrë dhe të ja çojë edhe Ilir Prodës, sepse edhe ai shumë shpejt do të shkojë tek 313-a’, tha Adriana Kalaja.
Më pas, ajo bashkë me protestues të tjerë kanë hedhur sapunë tek dera e bashkisë së Tiranës.

 

 


Shtuar 8.11.2024 14:25