Akuza për krime janë ngritur kundër një 15-vjeçareje gjimnaziste në Michigan. Ajo u arrestua pasi hodhi një karrige metalike në kokën e një mësueseje.
Në videon që kapi incidentin e paimagjinueshëm në Southwestern Classical Academy, e mitura mund të shihet fillimisht duke i bërtitur një studenteje tjetër, përpara se të merrte karrigen dhe ta hidhte në kokën e mësueses, e cila po përpiqej t’i qetësonte vajzat.
Student seen in viral video from Flint Michigan throwing a chair at Teachers head has been charged with 2 counts of Felony Assaut. Teacher was found unconscious with head injuries and was admitted to hospital.
The ‘scholar’ as the school describes them is 15.… pic.twitter.com/lQUWXzqvmO
— Real Frank (@realzitro) October 1, 2023
Pas goditjes, mësuesja u rrëzua pa ndjenja në tokë dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital ku u trajtua për lëndime në kokë.
Sipas ABC 12, studentja akuzohet se ka hedhur karrigen dhe ka plagosur mësuesin.
Përveç studentes që hodhi karrigen, është arrestuar edhe vajza tjetër me të cilën është përleshur.