Pamje të rënda, pas 8 orësh në arkivol, “ringjallet” e moshuara (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador, kur një e moshuar e cila ishte deklaruar e vdekur u ringjall.

Ajo u dërgua menjëherë në spitalin Martin Icaza ku u trajtua sërish.

Spitali Babahoyo e kishte shpallur të vdekur dhe ia kishte dorëzuar trupin familjes.

e cila u përgatit për ceremoninë mortore. E moshuara qëndroi brenda një arkivoli nga ora 14:00 e pasdites, deri në orën 18:00, po atë ditë.

Kur familjarët hapën arkivolin për ta ndërruar, ata vunë re se ajo po lëvizte, në përpjekje të dëshpëruar për të marrë frymë. Të shokuar, ata i dhanë ndihmën e shpejtë, duke thërritur edhe ambulancën.

“Është një mrekulli nga Zoti”, tha vajza e saj.

“Praktikisht mund ta shihni fuqinë e Zotit, kur Zoti do dikë dhe nuk është koha për këtë person, i jep një mundësi të re.”

Nga ana tjetër, familjarët akuzojnë mjekët e spitalit për neglizhencë.

/Albeu.com/


Shtuar 12.06.2023 13:32