Pamje që të bëjnë krenar, Fikshat e Kaçanikut dhe Tifozët Kuq e Zi në mbështetje të kombëtares (VIDEO)

Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit të grupeve të Nations League mbrëmjen e sotme përballë Islandës, në orën 20:45.

Sfida luhet në “Air Albania” dhe pritet që atmosfera të jetë e madhe. Edhe pse në këto momente rreshjet e shiut kanë nisur, tifozët tanë nuk kanë nguruar të zaptojnë rrugët e kryeqytetit.

Në pamjet e mëposhtme, mund të shihen qartë grupi i Tifozave Kuq e Zi dhe gjithashtu Fikshat e Kaçanikut, të cilët së bashku të bashkuar këndojnë dhe gëzojnë mes shiut, gjatë rrugës së tyre për të mbështetur kombëtaren në stadium./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.09.2022 18:06