Pamje nga vendi i krimit në Kosovë ku një mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur (FOTO LAJM)

Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një përplasjeje të armatosur sonte në Klinë.

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka vdekur një person dhe dy të tjerë janë plagosur në Klinë.

Dy prokurorë të shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Nje person ka humbur jeten si pasoje e te shtënave me armë zjarri dhe janë plagosur dy persona. Ne vendin e ngjarjes kane dal dy prokuror te shtetit nga Departamentit te Krimeve te Renda ne Prokurorinë Themelore te Pejës dhe Policia e Kosovës”, tha Nikçi.

Ndërkohë, portali lokali klina.info ka publikuar fotografi nga vendngjarja.

Nga pamjet e publikuara, shihet se vendi është i përgjakur dhe është kufizuar tashmë nga njësitet e Policisë së Kosovës për të hetuar rrethanat e krimit të rëndë, që ka ndodhur në ora 20:43.

 

Shtuar 28.04.2022 23:43