Një foto e vetme e shkrepur në orët e vona të natës tregon gjendjen dramatike dhe alarmante me të cilën po përballet qyteza turistike e Shëngjinit dhe mungesën e totale të shtetit.
Zjarret kanë përfshirë malet përreth Shëngjinit që prej më shumë se tre ditësh dhe akoma flakët nuk janë vendosur nën kontroll nga autoritetet.
Gjendja duket tronditëse dhe banorët duken të pashpresë përballë furisë së flakëve të cilat kanë zbritur deri në bregdet duke djegur sipërfaqe të mëdha.
Foto e bërë nga gazetari Isa Myzyraj.