Palët bien dakord, Elon Musk merr pronësinë e Twitter për plot 44 miliardë dollarë

Shefat e Twitter kanë rënë dakord për të shitur kompaninë te Elon Musk për një vlerë me prej 44 miliardë dollarësh.

Lajmin e bëri të ditur vetë kompania gjatë ditës së hënë.

Marrëveshja mbyll një cikël lajmesh të stuhishme, në të cilën CEO i Tesla dhe SpaceX u bë një nga aksionerët më të mëdhenj të Twitter, iu ofrua dhe refuzoi një vend në bordin e tij dhe iu ofrua të blinte kompaninë – të gjitha në më pak se një muaj.

Marrëveshja vjen pasi Musk zbuloi javën e kaluar se kishte financuar 46.5 miliardë dollarë për të blerë kompaninë.

Bordi i Twitter u mblodh të dielën për të vlerësuar ofertën e Musk.

“Shpresoj që edhe kritikët e mi më të këqij të mbeten në Twitter, sepse kjo është ajo që do të thotë liria e fjalës”, tha Musk të hënën./albeu.com/


Shtuar 25.04.2022 21:10