Pak minuta para foltores së Berishës, Basha u kujton demokratëve mesazhin e SHBA (VIDEO)

Disa minuta pasa nisjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Beirsha, selia blu ka shpërndarë për mediat mesazhin e zyrtarit të lartë të DASH-it, Gabriel Escobar, i cili thotë se do të ketë  pasoja nëse demokratët zgjedhin një kryetar të shpallur “non grata”

“Për këdo që mashtron se PD nuk do të kishte asnjë pasojë nëse nuk pezullohej Sali Berisha

Escobar: “Do të ketë pasoja nëse PD zgjedh dikë që është i shpallur për të qenë udhëheqësi i saj”.

Për këdo që mashtron me qëllim për të sulmuar Lulzim Bashën

Escobar: “Nuk është thjeshtë kjo administratë, por dhe administrata e mëparshme dhe administratat para kësaj. Ndaj askush nuk do t’i shohë këto vendime, si vendime politike të bëra nga një administratë apo institucion.

Për këdo që po kërkon prova

Gazetari: “Që ju do të jepni edhe prova dhe dosje të dhëna për sistemin shqiptar të drejtësisë, kur vjen fjala te rasi i Berisha dhe familjes së tij?

Escobar: “Kemi një sistem të shkëlqyer bashkëpunimi në ligjzbatim dhe bashkëpunim ligjor. Dhe po, mund ta bëjmë.

PD nuk do të mbetet peng i interesave personale, thuhet në mesazh./albeu.com


Shtuar 11.12.2021 09:55