Pak kohë më parë kishte humbur vëllain, postimi prekës i 43 vjeçarit që u vra me breshëri plumbash

43-vjeçari i cili u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e djeshme në Butel të Shkupit, pak kohë më parë kishte humbur edhe të vëllain.

Në një status në rrjetet sociale të bërë më herët, Kamer Idrizi shkruante fjalë prekëse, teksa i uronte të vëllait të ndjerë ditëlindjen.

Postimi i tij

Ditën e filloj me ty, natën e mbaroj me ty, çdo gëzim e ndaj me ty, çdo hall e qaj me ty, çdo sukses e arrij me ty, çdo pikëllim e kaloj me ty. Ngado që të shkoj ti je pran mua ngado që të shkoj e di ti s’më le vetëm kur mua, çdo ditë të jetës time kur zgjohem në mëngjes shikoj foton tënde dhe të përshëndes.

Tash po të shikoj ty edhe pse tkam tatu, të kam thell në zemër e di që je tum ndëgju,vëllau yt i vogël ditëlindjen do me ta uru e sa të ket jetë Kameri ditëlindjen tënde ka me festu. Enver.


Shtuar 13.05.2021 10:44