“Pajtohen” Basha dhe Berisha në Durrës? Ky pritet të jetë kandidati konsensual për Bashkinë e qytetit (FOTO LAJM)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është duke u konskultuar me deputetët dhe krerët lokalë të PD-së për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit në Bashkitë pa kryetar.

Deri më tani janë folur mjaft emra, ndërsa gara duket të jetë më e fortë në Bashkinë e Durrësit, ku pritet që edhe krahu i Berishës të propozojë emrin e tij.

Ndërkohë që nga PS ka disa emra në qarkullim, ku më favorite është Emirjana Sako, duket se demokratët do të shkojnë drejt emrit të nënkryetarit të PD-së lokale, Luan Hoti. Ky i fundit ka edhe mbështetjen e degës lokale të partisë.

Hoti vjen nga komunat e Durrësit, të cilat vazhdimisht në zgjedhje kanë votuar të djathtën, ndërsa ai vetë ka drejtuar degët e PD-së në disa lagje të qytetit.

Nëse do të ketë konsensus mes demokratëve të Berishës dhe PD-së zyrtare, ai do të bëhet mbi emrin e Hotit pasi siç bëjnë me dije burimet, Basha nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ky emër./albeu.com/