Gjykata Kushtetuese ka vendosur se do t’i hapë dritën jeshile padisë së parë të Partisë Demokratike, që kërkon shkrirjen e strukturës. 31 janari është caktuar dita e përballjes mes Autoritetit të Konkurrencës dhe opozitarëve.
Në këtë kërkesë të depozituar në 19 shtator të vitit të kaluar, deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë shfuqizimin si antikushtetues të akteve ligjore, të vendosura nga Bordi. Ky i fundit u krijua më 1 prill të vitit të shkuar për monitorimin e çmimit të produkteve ushqimore bazë nisi veprimtarinë në 1 prill të vitit të kaluar, për shkak të rritjes së çmimeve.
Me herët, deputetët e PD i kërkuan Kushtetueses të shfuqizojë Bordin e Transparencës për çmimin e karburanteve, kërkesë për të cilën ende nuk ka një vendimmarrje nga gjykata për kalim ose jo në seancë plenare. Të dy këtoo borde u ngritën nga qeveria pas protestave me qëllim zbutjen e krizës së çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë.