Padia e Ilir Metës për divorc nga Monika Kryemadhi, caktohet gjyqtarja

Gjyqtarja Fahrije Budo (Stringa), është caktuar përmes shortit elektronik për të shqyrtuar padinë për zgjidhje martese mes Ilir Metës, President i PL-së dhe Monika Kryemadhit.

Bëhet me dije se padia e Metës, është regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës në datën 20 qershor.

Në datën 20 qershor 2024, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është regjistruar kërkesë padia me Paditës I.M. dhe të Paditur M.K., me objekt : “Zgjidhja e martesës me të paditurën”.

Pas procesit të regjistrimit, çështja ka kaluar në proçesin e shortit elektronik dhe çështja ka rënë për gjykim tek gjyqtarja Fahrije Budo (Stringa).

Presidenti i PL-së bëri të ditur vendimin për divorcin me Monika Kryemadhin rreth 1 javë më parë, ndërsa tha se ka nisur procedurat ligjore.


Shtuar 26.06.2024 15:43