Agim Çerma, i cili tashmë ka marrë nofkën “Eskobari nga Lushnja” që u arrestua nga DEA, ka jetuar si një qytetar i thjeshtë në Kolumbi. Mediat kolumbiane i kanë bërë profilin të njohurit si “Jymi”, mënyrën se si ka shkuar në Kolumbi në vitin 2014 bashkë me të shoqen dhe ka marrë një shtëpi me qira, duke jetuar si një qytetar më shumë në Barranquilla.
Edhe pse në Shqipëri, Çerma rezulton i dënuar me burg të përjetshë, për vrasjen e Gezim Liçit dhe plagosjen e efektivëve të policisë si dhe dëmtimin e makinave të tyre, ngjarje e ndodhur në vitin 1998, në Kolumbi ai nuk përdorte as makinë dhe as celularë. Çerma shihej që qarkullonte me transport publik kur kishte për të lëvizur në qytet në mënyrë që të mos binte në sy të autoriteteve. Madje hiqej si inxhinier civil.
Por shqiptari nuk kishte zgjedhur të jetonte rastësisisht në veri të Barranquilla, ku kishte afër portet kryesore dhe do të ishte më i lehtë trafikimi i kokainës në SHBA apo shtetet europiane. Ai kishte zgjedhur të përdorte edhe aeroportin ndërkombëtar ‘’Alfonso Bonilla Aragón’’ dhe së bashku me disa zyrtarë të tjerë mundësonte transportin e kokainës me charter.
Çerma ka bashkëpunuar edhe me kartele, një prej tyre “Clan del Golfo”, që konsiderohet si një nga organizatat më të fuqishme kriminale në Kolumbi dhe ka rreth 3 mijë anëtarë në rrethin e ngushtë të organizatës në 2016. Burimi kryesor i tyre i të ardhurave është trafikimi i drogës. Njerëzit e besuar të Cermës ishin William Cruz Pérez , Pedro Antonio Penagos Londoño, Jairo Fernando Cardona López dhe Edwin Durlandy Montilla González. Sipas mediave kolumbani. Edhe një natë para arrestimit, Jimy kishte fjetur në një hotel modest dhe kishte zgjedhur përsëri transport publik.