Pa me sytë e saj tmerr, bashkëshortja e plagosur e Çakës njoftoi për atentatin Policinë

Mbrëmjen e sotme një atentat me armë zjarri ndodhi në Elbasan ku mbeti i vdekur shtetasi Everest Çaka.

Alarmin për vrasjen e Everest Çakës e dha bashkëshortja e tij,  e cila dëshmoi atentatin ndaj bashkëshortit të saj, mori menjëherë Policinë në telefon.

Të lidhura

None found

Edhe pse e plagosur në dorë dhe në gjendje të rëndë psikologjike gjeti “forcat” për të kërkuar ndihmë.

Sipas Policisë, Silvana Caka u gjet jashtë makinës duke qarë në momentin kur efektivët mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa në dorë kishte një plagë të shkaktuar me armë zjarri.

Ngjarja:

41 vjeçari Everest Çaka u ekzekutua brenda makinës së tij ku ndodhej bashkë me bashkëshorten, ndërkohë që kjo e fundit ka mbetur e plagosur lehtë.

Everest Çaka rezulton të ketë ndryshuar edhe emrin, ndërsa quhej edhe Ibrahim Çaka. Ai dyshohet të jetë përfshirë në trafikun e drogës edhe në Belgjikë.

Everest Çaka rezulton të jetë i akuzuar më herët për një vrasje të ndodhur në vitin 2010, ku humbi jetën shoferi i autobusëve Gëzim Alikaj, për të cilën nuk u dënua.

Në prangat e Policisë ranë në atë kohë, Ibrahim Çaka, Elton Hyka si dhe Ardit Spahiu, që të tre banorë të Elbasanit. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohej vrasja e vëllait të viktimës së sotme në një disko në Barcelonë në vitin 2007.

Vrasja e Arjan Spahiut në Belgjikë

Gjatë këtij viti u ekzekutua në Belgjikë, Arjan Spahiu, djali i tezes së Everest Çakës, i cili mbeti i vdekur mbrëmjen e sotme. Spahiu rezulton të ketë lidhje familjare me një tjetër personazh të botës së krimit në Elbasan, Erion Alibej, kunati i motrës së tij.

Alibej është i arrestuar tashmë si porositës i disa atentateve në Elbasan. Ai dyshohet se është organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik 2020, teksa ka dyshime të forta se pikërisht ky person ka gisht dhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.


Shtuar më 11.05.2021 22:47

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş