Pa licencë, mbyllet kopështi në Fier, i treti këtë javë

Një tjetër kopsht është mbyllur në Fier, pasi nuk kishte licencë. Policia njofton se ky është kpshti I tretë që mbyllet brenda një jave, ndësa thotë se ka nisur hetim për pronaren që ushtronte aktivitetin në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Fier

Finalizohet operacioni policor “Informaliteti 3”, për goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit në kopshte, pa licencën përkatëse.

Goditet brenda një jave, rasti i tretë i kësaj veprimtarie të paligjshme.

Procedohet penalisht pronarja e kopshtit privat, që ushtronte aktivitetin pa licencë, në Fier.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasen E. K., 46 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Daullas, në subjektin në pronësi të saj (kopsht privat), u konstatua se ky subjekt nuk ishte licencuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, për kryerjen e këtij aktiviteti.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 4.05.2022 12:48