Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me zv/seketarin për siguri dhe mbrojtje të BE-së, Charles Fries.
Mësohet se në fokus të diskutimeve kanë qenë zhvillimet në veri, teksa Osmani ka dënuar sërish sulmet e strukturave ilegale serbe.
“Presidentja Osmani dhe Zëvendës Sekretari Fries diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës. Presidentja ka përsëritur dënimin e fuqishëm për sulmet e strukturave ilegale serbe të shndërruara në banda kriminale kundër policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve. Presidentja Osmani ka potencuar se këto banda kriminale, të mbështetura nga Vuçiqi, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit, prandaj veprimet e tyre të rrezikshme duhet të dënohen nga të gjithë”, thuhet në komunikatë.
Fries pritet të takohet edhe me liderët e tjerë institucionalë.