Osmani pret në takim tre policët që u rrëmbyen dhe u mbajtën në burg nga Serbia: Njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takimin tre policët që muajin e kaluar u rrëmbyen nga forcat serbe dhe u mbajtën në burg në Serbi, për t’u liruar disa ditë më pas.

Ajo ka falenderuar gjithë Policinë për Kosovën për të hyrë në një mjedis të sigurt dhe të qetë.

Gjithashtu, tre policët e kanë falenderuar Osmanin për pritjen dhe kanë shprehur përkushtimin e tyre për t’u angazhuar për sigurinë territoriale të Kosovës.

“Policia e Kosovës është kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe Kosova e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët mbrojnë Republikën në çdo cep”, ka thënë Osmani.


Shtuar 5.07.2023 18:39