OSHEE përmes një deklarate zyrtare ka njoftuar se në Malësi të Madhe kanë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike dhe pas kotrolleve të ushtruara në objekt, është zbuluar një “shtëpi kriptomonedhash”.
Njoftimi nga OSHEE:
Gjatë kontrollit te ushtruar nga grupet e OSSH Shkodër, në zonën e Malësisë së Madhe, u konstatua një objekt që vidhte energji elektrike. Pas verifikimeve nga grupi i punës, u zbulua që brenda në banesë ishin të instaluar 12 pajisje të prodhimit te kriptomonedhave. Menjëherë janë njoftuar strukturat e Policisë se Shtetit për veprime te mëtejshme ligjore.