“Organizata kriminale që drejton energjinë zbraz digat”, Berisha akuza nga Kuvendi: Paratë i ndajnë me Edi Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për vjedhjen e energjisë elektrike. Nga Foltorja e Kuvendit, Berisha tha se energjia shitet me çmim shumë të ulët dhe më pas shitet në tregun evropian me 5 fishin e çmimit të shitur. Sipas tij, më pas këto para ndahem me ministrat dhe me kryeministrin Rama.

Berisha: Flasin për energji këta që zbrazin digat në verë. Dy vitet e fundit kanë qenë më të lagështat në histori. Dy vitet e fundit organizata kriminale që drejton energjinë çdo verë ka zbrazur digat duke shitur energji me 30-40 euro kilovatin sekserëve të tyre. Këta sekserë e shesin energjinë në tregun evropian me 5 fishin dhe paratë i ndajnë me këta (ministrat) me në krye Edi Ramën.

Ish-kryeministri Berisha u ndal te afera e inceneratorëve. Sipas tij, Ahmetaj është ndër përgjegjësit kryesorë të kësaj aferë, por Berisha theksoi dhe njëherë se në krye që ndron kryeministri Edi Rama.

Berisha: Arben Ahmetaj është vendosur nën hetim. Theksoj se Ahmetaj është përgjegjës, ndër më kryesorët në aferën e tmerrshme të djegësave. Ahmetaj ka firmën në transferimin e fondit të emergjencës në djegësin e Elbasanit dhe Fierit. Ai ka miratuar me firmë të gjitha proceduart anti-ligjore të ndjekura në këtë proces. Ahmetaj ka qenë i lidhur si mishi me thoin me Mërtirin dhe Zoton. Por kryeautori i djegësave është një dhe vetëm një, ai e ka emrin Edi Rama.


Shtuar 23.03.2023 14:37