Opozita braktis mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit

Mbledhja për Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është shoqëruar me debate.

Pas debateve dhe diskutimeve, opozita është larguar nga Këshilli i Legjislacionit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij tha se Vettingu nuk është çështje teknike, por një çështje thelbësore.

Bardhi gjithashtu u shpreh se mbledhja po vijon të shtyhet duke mos i dhënë zgjidhje asnjë kërkese, pavarësiosht ofrimit të bashkëpunimit nga PD.

Ndërsa Kryetarja e Komisionit, Lindita Nikolla propozoi që mbledhja të vijojë të ditën e premte.

Pjesë nga diskutimi:

Alibeaj: Nuk ka pse të presim mbledhjen tjetër, bëjmë thirrje të mos demaskojmë pozicionet politike që tani. Të spostohet orari në 17:00 dhe të mos vazhdojmë të shtyjmë mbledhjet.

Gogu: Është e disata e herë që përmes dialogut të gjëjmë gjuhë të përbashkët, por paragjykohemi. Ka një propozim konrekt, na jepni kohë të njihemi me kalendarin. Duam ta shikojmë dhe duam të vijmë edhe me propozime.

Rushaj: Kemi edhe Komisione të tjera, por ky është prioritar

Bardhi: Po merremi me të njëjtën çështje, ne kemi të drejtën tonë të propozojmë kalendar dhe seanca dëgjimore dhe e kemi bërë. Ju lutem na jepni mundësinë ti miratojmë këto seanca dëgjimore. Ju nuk mund të na thoni që tek iniciativa jonë do vini kur të duam ne dhe te iniciativa juaj do të vini po kur të thoni. Ne kemi propozuar një kalendar dhe po zgjatemi kot.