Ditën e sotme, është zhvilluar mbledhja e dytë, Komisioni i Posaçëm Parlamentar Antikorrupsion, por është bojkotuar sërish nga opozita
Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj, u shpreh se opozita do të duhej të ishte pjesë e mbledhjes, duke iu kërkuar që të reflektojnë.
“Do të duhej që kolegët e nderuar të opozitës të merrnin pjesën ë mbledhje sipas detyrimit të Kuvendit.
Shpresoj në reflektimin e tyre. Opozita dhe shumë faktorë të tjerë që janë ftuar nga ne duhet të jenë pjesë e këtij procesi transparent”, tha Xhafaj.