Operohet Ibrahimoviç, sa do të qendrojë jashtë fushave sulmuesi suedez

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç është operuar në gjurin e majtë.

Operacioni u krye në Lion të Francës dhe ishte i suksesshëm.

Koha e rikuperimit të sulmuesit suedez është shumë e gjatë e cila mund të dojë 7 deri në 8 muaj.

Ky është edhe një lajm i keq ky për Stefano Piolin që do të bëjë pa Ibrahimoviç të paktën mesa parashikohet deri në dhjetor 2022 ose deri në janar të vitit 2023.

Nëse ai do të vazhdojë karrierën e tij si futbollist, Maldini i ka përgatitur një marrëveshje të re vjetore prej 2,5 milionë euro në sezon për plus bonuset.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë nëse Ibrahimoviç do të vijojë të luajë futboll, duke u rikuperuar nga dëmtimi dhe duke vijuar bashkëpunimin me Milanin apo do ta mbyllë tani me një titull kampion tjetër në karrierën e tij./albeu.com


Shtuar 25.05.2022 17:27