Operacioni “Ura”/ Zbardhen përgjimet në SKY ECC: Efektivit Altin Morina iu kërkua të ndërhyjë në laborator për prishjen e një prove

Zbardhen detaje nga dosja hetimore e SPAK, në lidhje me operacionin “Ura”. Në dosje evidentohet përfshirja e Altin Morinës që mbante një post të rëndësishëm në radhet e Policisë së Shtetit, ku i kërkohet të ndërhyjë në laboratorin e policisë shkencore, për të dëmtuar një armë zjarri që iu gjet në vitin 2020 Edmond Çekiçit në Durrës.

Në dosjën hetimore të operacionit Ura, pasqyrohet një episod ku Ekil Nderjaku i kërkon një favor një përsoni me emri Altin në Sky ECC, për të ndërhyre në laboratorin e policisë shkencore në Policinë e Shtetit, informon “Ora News”.

Sipas dosjes, në daten 24 shtator 2020, përdoruesi i PIN SPNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku nis një bisedë me përdoruesin i PINIT DFEFF, i paidentifikuar, i cili kërkon të kontaktonte me “Altin-in”, me qëllim që të konsultohej me disa te njohur që i përkisnin Policisë, për të ndërhyrë apo falsifikuar raportin e ekspertëve për një armë të sekuestruar “për t’i prishur gjilpërën” një personi të arrestuar të quajtur “CEKE”, ekspertim që do të kryhej në laboratorin balistik në Tirane “….. laborator në Tr…”; ku përdoruesi i PIN 5PNNS9 thotë që do t’i shkruante ” Altin-it” dhe do t’i bënte të ditur sa më shpejt:

DFEF3F— o shok a fol dot me altinin se kan nalu ceken me arm me duket, ..o… me ja prish gilponen … te laboratori ne tr..

SPNNS9 –Kur e kan nalu sot…

DFEF3F — po vlla sot….

SPNNS9 -Ja i shkr sa tpergj…

Pas kësaj biseda zhvillohet edhe një tjeter duke i kerkuar nese mund te fliste me ndonje pjestar te Forcave te Policise per te shpetuar shokun e tij “Mond Cekici”, i cili ishte ndaluar ne Durres me arme:

Kodi -0 shokkot me pyt …A kemi naj nji me rregullu atje tr kur tkapin me

arm…Kan kap i shok a mun ti regullojm pun e giilpons… Sosht mo atje ai shoku jot qe patm fol iher… Sa tjet goka …Sot … E kan kap…

Kodi2: kur e kan kap dhe si e ka emrin…por do pyes nje shok tjeter … po po e marr… vesh kush eshte robi…

Kodi–Mond Cekici..

Kodi2: ne tiran e kan kap apo durres …

Kodi -Ktu ne dr…

kodi2-ok.