Një tjetër operacion mbarë kombëtar është zhvilluar nga policia kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike.
“Tempulli 2”, operacion i cili ka nisur prej disa javësh, është finalizuar me 66 hetime proaktive.
Peshën më të madhe të këtij aksioni e mban antidroga e Tiranës, ku janë me dhjetëra të arrestuar.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se në total në rang vendi janë kapur 273 persona, duke goditur 7 grupe kriminale që trafikonin dhe shisnin drogë kryesisht në zona urbane.
Të paktën 20 persona u arrestuan në Elbasan.
Një prej të arrestuarve rezulton të jetë një anëtar i Këshillit Bashkiak, i grupit të këshilltarëve të djathtë. Ndërsa është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtij grupi gjatë mes javës, ata do të dalin para trupit gjykues ku do vlerësohet masa e arrestit si edhe do caktohet masa e sigurisë.