Operacioni i SPAK, shoqërohen në polici rreth 40 punonjës të Call Center-ave

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar urdhër arreste për administratorë dhe punonjës të Call Centerave.

Burime bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar rreth 40 punonjës, ndërsa mësohet se operacioni është në vijim e sipër.

Kujtojmë se Call Centerat janë vënë në shënjestër të Prokurorisë pasi ka pasur raporte nga shtetas të huaj që janë mashtruar nga kompanitë me vendndodhje Shqipërinë.

Disa muaj më parë kemi raportuar se duke shfrytëzuar punën e tyre si administratorë dhe menaxherë në disa call center-a të ndryshëm në qytetin e Tiranës, mashtronin shtetasit e huaj, kryesisht nga vendet e BE-së, që të investonin në bursë./albeu.com


Shtuar 17.03.2022 07:15