Një operacion antidrogë ndërkombëtar, është duke u zhvilluar në disa shtete, mes tyre dhe Shqipëria.
Raportohet se ditën e djeshme dhe mëngjesin e sotëm, me vendim gjykate janë ushtruar kontrolle në Manzë, në disa banesa e ambiente.
Deri më tani, raportohet se operacioni është duke u zhvilluar ne bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekzekutimin e disa masave te prera nga Gjykata e Posaçme.
Hetimi është kryer nga SPAK, teksa ky i fundit pritet që të ketë edhe një njoftim zyrtar.