Operacion kundër “Ndraghetas” në të gjithë Italinë, 52 të arrestuar

Policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion kundër “Ndraghetas” dhe ka ekzekutuar 52 urdhra arresti.

Akuzat ndaj të arrestuarve janë shoqatë kriminale e tipit mafioz dhe shoqërim kriminal që synon trafikimin e lëndëve narkotike si dhe armëmbajtje pa leje.

Ata gjithashtu akuzohen për  krimet e zhvatjes, grabitjes, marrjes së mallit të vjedhur, pastrimit të parave dhe regjistrimit fiktive të mallit, të rënduara me metoda mafioze.

Në operacionin e quajtur “Karpathos” janë përfshirë mbi 400 karabinierë. Për 39 personat e përfshirë u caktua masa e paraburgimit, 6 u caktua arrest shtëpie dhe tetë u lanë në detyrim paraqitjeje./Albeu.com


Shtuar 22.09.2023 12:07