Operacion i përbashkët Shqipëri- Itali, goditet grupi që mashtronte me shitje online, përfituan 5 mln euro

Goditet grupi shqiptar që mashtronte qytetarët me shitje online.

Grupi shqiptar është shkatërruar ne koordinim të policisë shqiptare me atë italiane. Bëhet fjalë për një grup që përmes mashtrimit përfituan 5 mln euro dhe më pas i konvertuan ato në kriptovaluta.

Mësohet se prokuroria e Pordenones ka lëshuar 14 masa sigurie, ka denoncuar 61 persona si dhe janë urdhëruar 14 kontrolle në Shqipëri.

Gjatë 42,000 përgjimeve të kryera nga hetuesit italianë, rezultoi se paratë pastroheshin në vendet e BE-së, përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën, Gjermaninë dhe ishin konvertuar në kriptovaluta./albeu.com/