Operacion antidrogë në gjithë vendin, 150 të arrestuar, 100 prej tyre në Tiranë

Në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike, një tjetër operacion mbarë kombëtar, është zhvilluar  ku peshën më të madhe e mban sërish Antidroga e Policisë së Tiranës.

Sipas informacioneve deri më tani, janë afro 100 persona të arrestuar vetëm në kryeqytet, ndërsa në rang vendi janë mbi 150 persona në total.

Ky është vazhdimi i operacionit ‘Tempulli’.

Antidroga prej kohësh ka nisur hetimet për goditjen e disa grupeve kriminale, të cilët merren me shitje dhe trafik të drograve të forta dhe të lehta.


Shtuar 22.01.2024 07:43