Policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane kanë zhvilluar një operacion ndërkombëtar antidrogë.
Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, Kurbin teksa shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë. Gjatë operacionit janë bllokuar 4 gomone si dhe janë shoqëruar 10 persona.
Në momentin që forcat e policisë janë afruar trafikantët i kanë vënë flakën një veliere.
Detaje të mëtejshme për operacionin priten në vijim.