ONM kundër KPK për shkarkimin e prokurorit të Tiranës: Vendim i pajustifikuar dhe jo proporcional

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dalë kundër Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Genci Qana, pasi nuk kaloi me sukses të trija hallkat e Vettingut.

Vëzhguesit ndërkombëtarë theksojnë se shkarkimi i prokurorit Qane nuk u justifikua, bën të ditur Balkan Web.

Sipas tyre, ky largim nuk e rikthen besimin e publikut te drejtësia, pasi nuk është proporcional.


Shtuar 15.07.2021 17:41

Tags: ,