Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka bërë me dije se pavarësisht prezencës së Omicron në Shqipëri, masat mbeten të njëjta. As ora policore nuk ndyshon, përveç natës së ndërrimit të viteve.
“Niveli i masave që janë në fuqi është i përshtatshëm për të përballuar situatën. Mbeten në fuqi masat që janë. Por përhapja e Omicron në botë, bën të domosdoshëm respektimin e përgjegjshëm të masave. Të gjithë studiuesit po bëjnë thirrje për përshpejtim të procesit të vaksinimit, sepse po bëhet e qartë se infektohen më tepër të pa vaksinuarit dhe humbjet e jetës janë te të pa vaksinuarit. Sidomos kjo bëhet e ndjeshme në kushtet e pranisë së variantit Omicron.
Vaksinimi s’është zgjedhje personale, por përgjegjësi kolektive. Jemi në fundvit, vjet patëm raste të rritura për shkak të mosrepspektimit të masave. Të respektohen standardet këtë vit e të përdoret maska. Ora policore vijon të mbetet e njëjtë, përjashtim të natës së ndërrimit të viteve”, tha Rakacolli./albeu.com