Ola Xama: Mërtiri dhe Zoto çojnë të paktën 40 milion euro te zyrtarë të rëndësishëm

Gazetarja Ola Xama përmes një statusi në rrjetet sociale, shkruan se Mirel Mërtirit, i quajtur truri i inceneratorëve nga SPAK, është “presta nome” te kontratat e inceneratorëve sepse nuk ka fiksuar shifrat e parave që ishin arkëtuar nga kompanitë.

Sipas Xamës dikush që investohet te një shoqëri i di të dhënat financiare deri në qindarka.

Gazetarja shkruan se kur paratë xhirohen, por shumica dalin jashtë dhe shkojnë te pronarët realë, është vështirë t’i memorizosh.

Ja statusi i Ola Xames:

Me sa dëgjova deri tani nga intervista, m’u krijua bindja se Mirel Mertiri është ‘presta nome’ te kontratat e inceneratorëve, sepse nuk kishte fiksuar mirë shifrat e parave që ishin arkëtuar nga kompanitë.

Dikush që investohet te një shoqëri, i di të dhenat financiare deri në qindarka.

Kur paratë xhirohen, por shumica dalin jashtë dhe shkojnë te pronarët realë, është vështirë t’i memorizosh.

Këta te kontrata e Tiranës paskan shpalosur një art të ri për mënyrën e shpërndarjes së kuotave dhe të drëjtave të pronësisë, që nuk është parë ndonjëherë të ndonjë skeme mashtrimi.

Kemi pronarë ‘presta nome’ disa italianë që përdoren të mos dalë emri i Zotos e Mërtirit, pasi ata rezultojnë në dy kontrata të tjera inceneratorësh.

Mërtiri dhe Zoto përfitojnë të paktën 40 milion euro që i nxjerrin jashtë firmës, dhe i çojnë te disa individë që deri me sot janë mister, por duhet të jenë zyrtarë të rëndësishëm.

Pra, kemi tre shkallë pronarësh që paguhen: italianët për letrat, Zoto-Mërtiri për punët e pista dhe letrat, zyrtarët për vendimet dhe firmosjen!


Shtuar 19.12.2023 00:08