Të paktën 1,563 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).
Agjencia e OKB-së ka regjistruar 3,776 viktima civile në Ukrainë deri më tani: 1,563 të vrarë dhe 2,213 të plagosur, tha ajo në përditësimin e saj të fundit të postuar sot.
OCHCR përsëriti se “shifrat aktuale janë dukshëm më të larta pasi marrja e informacionit nga disa lokacione ku kanë vazhduar armiqësitë intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit”.
OKB renditi Mariupol dhe Volnovakha (rajoni i Donetskut), Izium (rajoni Kharkiv), Popasna (rajoni i Luhansk) dhe Borodianka (rajoni i Kievit) si shembuj të vendeve ku ka pasur “pretendime për viktima të shumta civile”.
Të martën, zëdhënësja e OHCHR Liz Throssell foli për dënimin e OKB-së të imazheve që u shfaqën fundjavën e kaluar të trupave civilë të shpërndarë nëpër qytetin e Bucha, duke thënë se ato treguan “të gjitha shenjat” se civilët “u shënjestruan dhe u vranë drejtpërdrejt”./albeu.com