Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë bilancin e civilëve të vrarë deri më tani në Ukrainë.
Sipas raportit të OKB-së, deri më tani, janë vrarë gjithsej 227 civilë ukrainas.
Si pasojë e sulmeve ruse 525 persona janë lënduar, shton deklarata.
Zyra tha se shumica e viktimave civile janë shkaktuar nga armët shpërthyese që kanë një zonë të gjerë ndikimi, të tilla si granatimet nga artileria e rëndë, sistemet e raketave dhe sulmet ajrore.
OKB gjithashtu paralajmëroi se numri real i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë për shkak të vonesave të raportimit.
Shifrat e OKB-së vijnë pasi këshilltari presidencial i Ukrainës tha se 2000 civilë kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit rus të vendit.