OFL në gjykatë, “Kushtetuesja” jep vendimin

Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin për Operacionin Forca e Ligjit.

Bëhet fjalë për aktin Normativ nr.1, të datës 31 janar të vitit 2020 “për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”. Ka qenë subjekti i OFL, Edlir Hysenaj, i cili pretendon se i është sekuestruar një automjet në kuadër të OFL, vetëm pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani.

Sakaq, në Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Hysenajt.


Shtuar 25.03.2022 08:54