Përfaqësues të industrisë së mishit në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rritje të reja të çmimeve të produkteve të mishit, përcjell Alsat. Rritja e çmimeve mund të pasoj nga muaji i ardhshëm.
Nga Oda Ekonomike kërkojnë që Qeveria të ulë detyrimet doganore të importit për lëndët e para për përpunimin e mishit të gjedhit, derrit dhe pulës dhe të sigurojë të njëjtin trajtim me kompanitë importuese, në të kundërt njoftojnë mbylljen e objekteve ose zhvendosjen e tyre në vendet fqinje.
“Përfaqësuesit e kësaj industrie tashmë kanë treguar se me taksat aktuale doganore në këtë industri janë sjellë në një pozitë et fqinje. Produktet e gatshme nga jashtë hyjnë me tarifa 0%, ndërsa përpunuesit vendas paguajnë jashtëzakonisht të pabarabartë në raport me industritë importuese, në radhë të parë nga vend 25 deri në 35% doganë për lëndën e parë të importuar. Vendet rreth nesh nuk kanë doganë, përveç Serbisë ku është 8%, që është doganë shumë më e ulët se e jona, dhe në parim konkurrenca më e madhe vjen nga aty. Kjo u shkaktua edhe më keq nga Ballkani i Hapur, përkatësisht Procesi i Berlinit, si pasojë e hapjes së kufijve,” deklaroi Vasko Ristovski, Oda Ekonomike.
Për dallim nga vendet e rajonit çmimi i mishit është ndër më i shtrenjti në Maqedoninë e Veriut. Mishi i freskët, ai i ngrirë por edhe i përpunuar në tregun me pakicë lëvizin nga 5-25 euro për kilogram. Nga Sektori i industrisë së mishit thonë se sivjet ka rënë kapaciteti prodhimit të brendshëm 20-30% dhe shumë punëtorët janë lëshuar nga puna. Lënda e parë është marrë kryesisht nga Ukraina dhe Rusia, por nga fillimi i luftës, importi i lëndës parë vazhdon të merret nga Kanadaja. Tani edhe atje janë rrit çmimet.