Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Spanja ka numrin më të lartë ta rasteve të lisë së majmunit në mbarë botën, respektivisht 3.125 raste të konfirmuara deri më tani.
Në raportin e dytë të publikuar mbi situatën me linë e majmnit, agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara (OKB) njofton se Spanja pasohet nga SHBA-ja me 2.316 raste, Gjermania me 2.268, Mbretëria e Bashkuar me 2.137, Franca me 1.452 dhe Holanda me 712 raste.
OBSH theksoi se nga muaji maj numri i përgjithshëm i rasteve me linë e majmunit në 75 territore ka tejkaluar 16 mijë dhe rajoni evropian konsiderohet si më i rrezikshmi në mbarë botën me 11.865 raste.
Lija e majmunit është një virus që shkakton sëmundje me simptoma të ngjashme me linë, por më pak të rënda, duke përfshirë ethe, skuqje dhe ënjtje në nyje limfatike.
Transmetimi nga njeriu te njeriu është i kufizuar, por mund të transmetohet përmes kontaktit me lëngjet trupore, dëmtimet në lëkurë ose përmes sipërfaqeve të brendshme mukoze si në gojë ose fyt, pika të frymëmarrjes dhe objekte të kontaminuara.