“O teta shih si më kanë vrarë”, rrëqeth fqinja, çfarë i tha 10-vjeçarja që u lëndua nga masakra në Don Bosko

“Pas breshërisë së armëve në lokal, vajza erdhi te mua dhe më tha, o teta Bardha shih si më kanë vrarë”, këto janë fjalët e para të mbesës së Mimoza Pajës, 10-vjeçares që u lëndua dje nga ciflat e xhamave nga atentati në lokalin në Don Bosko në Tiranë.

Siç rrëfen fqinja, 10-vjeçarja kishte shkuar pas ngjarjes së frikshme te ajo dhe e tronditur nga ajo çfarë përjetoi i kishte treguar se çfarë ndodhi në lokal.

Ndër të tjera fqinja u shpreh e frukësuar nga atentati ndërsa tha se jeta është bërë totalishte e pasigurt.

“Jetonte në kushte të vështira ekonomike, i kishte vdekur burri para 2 vitesh. Unë isha brenda, djali po flinte, u çua djali i trembur, ka ndodhur një vrasje. Kur dola jashtë, thanë “kshtu kshu”, u vra Moza, armë me breshëri, kur dola dëgjova këto gjëra. Jemi aq të frikësuar sa kemi frikë të jetojmë të shtëpia, në punë tënde, këtu është bërë jetë e frikshme. Ambulanca erdhi shpejt. Erdhi 10 vjeçarja, më tha mua “o teta Bardha më kanë vrarë, po qante me të madhe, ishte duke qarë, erdhi ambulanca dhe e mori”. Ka disa kohë që po punonte”, tregon fqinja.

Kujtojmë se nga atentati i së dielës mbeti e vrarë Mimoza Paja, banakiere ndërsa u plagosën nga të shtëant 5 persona. Në lokalin në Don Bosko, ndodhej gjithahstu mbesa 10-vjeçare e të ndjerës, e cila është lënduar nga copat e xhamit./Albeu.com.


Shtuar 13.03.2023 11:34