Në lokalin e tij u bë masakër, Gjykata e Apelit reagon në lidhje me Fatjon Muratin

Gjykata e Apelit të Juridikosnit të Përgjithshëm ka reaguar në lidhje me Fation Muratin, një emër i njohur i botës së krimit dhe pronari i lokalit ku ndodhi masakra me një të vrarë dhe 5 të plagosur në “Don Bosko”.

Në një njoftim bëhet me dije se Murati nuk rezulton të jetë gjykuar çështje tjetër penale në Gjykatën e Apelit që nga ga data e  Njoftimit për Media datë 31.10.2022.

Të lidhura

None found

Ndërkohë vendimi lidhet me kërkesë në fazën e hetimeve paraprake dhe të dhenat qe përmban ruhen sipas ligjit nga sekret hetimor”.

Pas caktimit te mases arrest me burg, “çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim Fation Murati, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, duke vendosur vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe lirimin e menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit duke mos caktuar masë sigurimi personal”

“Në përfundim të gjykimit Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare Valdete Hoxha, me vendimin nr, 951 datë 31.10.2022 vendosi: Miratimin e vendimit nr.1575/1 akti, date 11.10.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane”, thuhet ne njoftim.

Njoftimi i datës 31.10.2022

Më datë 12.07.2022, punonjësit e policisë së sektorit të forcës së posaçme Shqiponja, kanë ndaluar automjetin e markës “Audi”, i cili drejtohej nga shtetasi me iniciale K.Gj. Pas kontrollit të ushtruar në makinë dhe banesë, janë sekuestruar sende në cilësinë e provave materiale (ndër të tjera çantë dore brënda së cilës është gjetur një pistolet), të cilat i janë nënshtruar ekspertimit, ku nga gjurmët papilare, kanë rezultuar edhe shenjat e gishtave të personit nën hetim, shtetasit me iniciale F.M. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale F.M. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe
municionit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278-25 të K.Penal.

Me vendimin nr. 1575/1 Akti, datë 11.10.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:
– Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim F.M., i dyshuar për kryerjen e
veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe
municionit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278-25 të K.Penal.
– Caktimin si mase sigurimi “arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 i K. Pr. Penale,
për personit nen hetim F.M i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe
prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim,
parashikuar nga neni 278-25 të K.Penal.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale F.M, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, duke vendosur vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe lirimin e menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit duke mos caktuar masë sigurimi personal.

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Valdete Hoxha, me vendimin nr, 951 datë 31.10.2022 vendosi:

– Miratimin e vendimit nr.1575/1 akti, date 11.10.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. /albeu.com


Shtuar më 13.03.2023 14:17

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş