Dita në shtëpinë e Big Brother Vip ka nisur me “përkëdhelje” nga ana e Mirit për Selinën.
Ai ka komunikuar me konkurenten nga mbrapa derës së dhomës së akuariumit, ku dhe bisedojnë shpesh edhe me banorë të tjerë.
Të lidhura
None found
Ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave ishte komenti i konkurentit ndaj Selinës që në mëngjes. Ai e përshëndeti duke iu drejtuar “Mëngjesi im ti”, ky detaj u komentua menjëherë nga fansat.
Kjo pasi marrëdhënia mes Mirit dhe Selinës shihet shumë e afërt edhe pse banorët janë shprehur për njëri-tjetrin se jane miq të mirë brenda shtëpisë, madje Miri e ka cilësuar si vajzën e tij.
