“O gazetarë të degjeneruar, pse nxini punën e shkëlqyer të Policisë”, reagon AMP: Ka nisur hetimi ndaj Nënkomisares së Elbasanit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar për ABC në lidhje me Nënkomisaren e Policisë së Elbasanit, Anisa Kostani, e cila shpërtheu ditën e djeshme në rrjetet sociale me komente ofenduese ndaj gazetarëve.

Gazetarja e Abc, Xhensila Kodra ka pyetur AMP-në nëse ka nisur një një verifikim apo hetim për Anisa Kostanin, e cila në rrjetet e saj sociale  përdori  fjalor fyes ndaj gazetarëve.

APM është përgjigjur se ka filluar procedurën e hetimit të thelluar administrativ Anisa Kostanin.

Gjithashtu AMP thotë për ABC se Anisa Kostani ka qenë gjithashtu nën hetim për daljet e saj publike në media, ku ka tërhequr vëmendjen  e publikut në intervistat e saj me gjarprin e famshëm, që e mban në qafë.

Reagimi i polices, e njohur për publikun më shumë për gjarprin që mban në shtëpi, erdhi pas vrasjes së mbrëmjes së 17 gushtit  në Elbasan ku mbeti i vdekur 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.

Autori i dyshuar i vrasjes, 18-vjeçari Horgito Peqini iku në drejtim të paditur duke mos u kapur nga policia, megjithatë sipas Kostanit ky nuk është një detaj që duhet marrë parasysh pasi blutë e këtij qyteti janë duke bërë një punë të shkëlqyer, të cilën vetëm “qorrat” dhe ata që i kanë marrë “provimet nga profesora Don Zhuanë” nuk e shohin, raporton abcnews.al.

Policja e famshme shkon deri aty madje sa cënon edhe nderin e gazetareve vajza që raportojnë për kronikën duke hedhur dyshime mbi mënyrën se si e kanë marrë diplomën. Sipas saj, ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorave Don Zhuanë”./abcnews.al


Shtuar 19.08.2022 10:43